Debutimi me tre gola në Champions League bëri xhiron e botës dhe sigurisht që tërhoqi vëmendjen e klubeve më të madh të Europës. I shtojmë kësaj edhe 17 golat në 9 ndeshje të këtij sezoni në kampionatin austriak dhe Erling Braut Haland merr rolin e protagonistit kryesorë në zërat e merkatos. Mediat europiane kanë nxituar të vendosin emrin e sulmuesit 19 vjeçar të Salzburgut në listat e blerjeve të klubeve të rëndësishëm të vendeve të tyre, por dy janë skuadrat që në fund të sezonit do të përplasen fort për të marrë shërbimet e norvegjezit.

Duke qëndruar në atë që raporton “Salzburger Nachrichten”, Barcelona dhe Manchester United kanë avancuar në intersimin e tyre për sulmuesin që duket se e ka golin në gjak. Por në këtë garë dyshe, “Djajtë e Kuq” kanë një avantazh të vogël. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e njeh shumë mirë Haland, pasi ka edhe një raport shoqëror me babain e tij, dikur futbollist dhe me një karrierë te Manchester City në Premier League.

3.bild
3.bild

Në pritje të nisjes së ankandit, Salzburg “fërkon duart”, pasi e di që ka bërë një “godije” të madhe kur shpenzoi vetëm 5 milion euro për të blerë kartonin e 19-vjeçari të janar, pasi ai u shpall golashënuesi më i mirë me kombëtaren U-20 të Norvegjisë në Botërorin e fundit. Me paraqitjet dhe golat e tij Haland ka rritur ndjeshëm vlerën e tij dhe nëse vazhdon me këto ritme deri në fund të sezonit mund të kapë tre shifra, sigurisht në miliona euro.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb