Robert Lewandowski debutoi me Barcelonën në ndeshjen miqësore ndaj Real Madrid. Sulmuesi polak ka dhënë një intervistë pas takimit, ku ka folur për ndjeshmërinë e tij në këto ditë të para me fanellën e ekipit nga katalanonja.

“Mezi presim ndeshjen e radhës, seancën tjetër stërvitore, sepse mendojmë se diçka e mirë po vjen.Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam pjesë e këtij ekipi. Nuk më duket se kam vetëm disa ditë me ekipin, ndjenja është sikur jam këtu prej muajsh të tërë. Po mbështetem nga shokët e skuadrës dhe stafi.

Po eci hap pas hapi, ndihem shumë mirë në skuadër sepse shoh që bashkëlojtarët e mi janë të lumtur që jam këtu.

Përshtatja ime do të jetë e lehtë sepse Barcelona është një ekip që luan gjithmonë në sulm për të shënuar shumë gola” –Tha Lewandowski për Barca TV dhe Tv3.

 

Uuu
Uuu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: