Manchester United luajti një ndeshje pa objektiva sot në “Premier League” dhe kjo i dha mundësinë Jose Mourinho-s të hidhte në fushë ekipin titullar më të ri në moshë në historinë e kampionatit. Mosha mesatare ishte 22 vite e 284 ditë.

Angel Gomes nuk e nisi nga fillimi, por edhe pse hyri në minutën e 88-të duke u zëvendësuar me një lojtarë si Wayne Rooney, djaloshi vendosi një rekord për ‘djajtë e kuq’, raporton “The Sun”.

Gomes u bë lojtari më i ri që ka luajtur me ekipin e Manchester United me debutimin e tij në moshën 16-vjeçare e 263 ditë. Lidhjet e këtij lojtari me futbollin nuk janë të vogla.
nintchdbpict000325528416-e1495378171446
Babai i tij, Gil Gomes është një ish-lojtar i klubit të famshëm portugez Benfica. Gjithashtu, Angel është edhe kushëriri i ish-futbollistit të Manchester United, Nani.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb