TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën në Deçan të Kosovës, ku 900 qytetarë janë helmuar si pasojë e ujit.

Meta shkruan se po ndjek me shqetësim situatën emergjente në Deçan, ndërsa iu uron shërim të shpejtë qytetarëve.

Ndër të tjera Meta shkruan se nxit qeverinë shqiptare t’u gjendet pranë, sipas mundësive, me ekspertizë dhe çdo ndihmë të nevojshme.Shqipëria dhe Kosova gjithmonë krah njëra-tjetrës!

Postimi i plotë:
Me shqetësim po e përcjell situatën emergjente në komunën e Deçanit.
Qytetarëve të helmuar ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të kësaj situate.
Familjeve të tyre ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim më të thellë.

Me besimin e plotë se institucionet shtetërore përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet dhe po bëjnë përpjekjet e duhura për zbulimin, zbardhjen e shkaqeve dhe kapërcimin e tyre, e nxis Qeverinë shqiptare t’u gjendet pranë, sipas mundësive, me ekspertizë dhe çdo ndihmë të nevojshme.
Shqipëria dhe Kosova gjithmonë krah njëra-tjetrës!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: