Një gjë është e sigurt. Tirana nuk do të jetë më e njëjta me Nevil Deden në pankinë. Por që nga prezantimi i tij ka kaluar vetëm një javë dhe sigurisht duhet më shumë kohë që skuadra bardheblu të përqafojë skemat dhe idetë e trajnerit, që mori vendin e Emanuel Egbo.

126095343 2740716839517754 9064212306512478638 O
126095343 2740716839517754 9064212306512478638 O

“Nuk mund të bëj gjithçka brenda një jave. Kampioanti fatnmirësiht sapo ka filuar. Kemi gjithë kohën në dispozicion. Do të kem mundësinë ta njoh më mirë skaudrën. Çdokush ta kuptojë mirë në këtë klub siç ka jetuar suksese, të përjetojnë dhe ca ndjenja se çfarë përfaqëson ky klub dhe këto ngjyra. Dashuri, për këtë fanellë, për këto ngjyra dhe ndjenja. Kur fillon, besimi, mbaron arsyeja”, ka thënë tekniku bardheblu. Dede debuton në pankinën e Tiranës në “Klasiken” kundër Vllaznisë, ndërsa gjen skuadrën shkodrane me pikë të plota pas dy javëve të para. Si pasojë, transferta në “Loro Boriçi” është një test i vërtetë edhe në një projeksion më të largët në këtë sezon, ku bardhebluve iu kërkohet mbrojtja e titullit.

126060177 2740716749517763 7611730595743238967 O
126060177 2740716749517763 7611730595743238967 O

“Kampionati është një maratonë e gjatë, ka vështirësi rrugës është garë me pengesa. Në këtë situatë, është e rëndësishem që grupi të ndihet mirë. Të vërtetat nuk i mbulojmë dot. Është e vërtetë që kemi ca probleme. Ne mendojmë të kemi elementët e duhur për të shkuar në Shkodër për të fituar gjithmonë. Përballemi me një skuadër, tradita dihet, respekti është reciprok. Ka qenë historikisht mes dy klubeve. Ambjenti është perfekt për të luajtur një ndeshje futbolli dhe për t’u shprehur si dhe të fitojë ai më i zoti. Është bukuri e futbollit shqiptar”, vijon Dede. Trajneri i Tiranës ka folur edhe për shitjen e Uinful Kobina, duke treguar arsyet që e detyruan Tiranën të largonte një nga lojtarët më të rëndësishëm në sezonin e titullit. “Interesat e klubit për Kobinanë janë të tilla që duhet të largohej askush me parametër zero. për projektin që ka ky klub. Pas diskutimeve frytdhënëse arritëm në konkluzion se më e mira është që të mos humbisnim me parametër zero”, ka përfunduar Dede.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: