TIRANE- Një poezi, dedikuar gruas së tij në këtë ditë feste, me rastin e 8 Marsit dhe në sfond, djalin e tyre të ndjerë.

Bëhet fjalë për babain e këngëtarit Ergi Dinit, Dashamir Dini. Ky i fundit ka publikuar në profilin e tij në ‘Facebook’ disa vargje të ndjera për bashkëshorten e tij, si dhe një foto të saj me djalin e tyre të vetëm, i cili u nda nga jeta pas një aksidenti tragjik pak kohë më parë në Tiranë.

FEMER
Ti je dhe ajr
je dhe magji
je aq reale
sa ç’je përrallë,
je fluturim
je dashuri
je vetëm engjëll
dhe aspak djall.
Në fytyrën Tënde
ndrijnë njëmij diej
çdo natë lindin
njëmij ëndrra,
në shpirtin Tënd
ka njëmij qiej
ka dashuri
për njëmij zemra.
Në trupin Tënd
njëmije tërmete
dhe njēmij ngjyra
flejnë me Ty,
ke kaltersi
sa njëmij dete,
ke njēmij shira
lot,nē sy…
Ti nuk je luks
as thjeshtë një emër
je njëmij jetë
je njëmij fjalë,
Ti je e shenjtë
sa njëmij engjëj
je aq reale
sa ç’je përrallë.
Dashamir Dini
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: