Aksesi në “Facebook”, rrjeti më i madh social në botë, u rivendos pas një defekti në Amerikën e Veriut dhe Amerikën Latine rreth orës 18:00 GMT të hënën.

I pyetur në lidhje me arsyet e këtij defekti të përkohshëm, Facebook-u, rrjeti me më shumë se 2,25 miliard përdorues në mbarë botën, nuk ka dhënë për momentin asnjë informacion, shkruan atsh.

Në bregun lindor të SHBA-së, në Kanada por edhe në Los Angeles apo në Amerikën e Jugut, për shembull në Uruguaj, u shfaq për disa minuta një mesazh gabimi në momentin që po përpiqej të lidhej me faqen e internetit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: