280 pasagjerë të tragetit “Rigel 1” kanë kaluar tre orë ankthi në det të hapur mbrëmjen e shkuar.
Kapiteni i portit, Taulant Allka bëri me dije se një problem me paketën e Kontrollit brenda në tragetin e linjës Durrës-Bari, ka bërë që trageti të pësojë black out në orën 03:00 të mëngjesit. Kapiteni ka ndezur manualisht një prej motorëve duke sjellë energjinë elektrike për pasagjerët e traumatizuar e në panik.


Kapiteni i Tragetit ka qëndruar për rreth 3 orë në det të hapur deri sa të bëhej e mundur ftohja e motorëve për të ndërhyrë në riparimin e defektit në sistemin e kontrollit, por aspak favorizues nuk ka qenë as moti. Si rezultat i erës se fortë trageti është zhvendosurdrejt Barit ndërsa ishte nisur mbrëmë nga Bari në drejtim të Durrësit.


Avaria e pësuar ka bërë që pasagjerët të qëndrojnë në det të hapur deri në riparimin e defektit, një pjesë e të cilëve e kanë denoncuar tek autoritetet italiane. “Guardia di finanza” dhe roja bregdetare italiane kanë qenë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast rrezik mbytjeje. Rreth orës 6 të mëngjesit trageti është nisur pas vënies në funksion e riparimit të defektit. Pritet që trageti të ankorohet në orën 16 në portin e Durrësit me 280 pasagjerët dhe 40 automjetet qe gjenden në të.


Për ngjarjen ka reaguar edhe Drejtoria e Pergjithshme Detare përmes një deklarate për mediat.

“Trageti Rigel I i kompanise Ventouris Ferries eshte nisur nga Bari ne drejtim te Durresit ne oren 23:00. Pasi ka dale nga porti Barit pas 4 ore ka pesuar nje defekt ne panelin e kontrollit i cili eshte nxehur dhe disa komanda nuk i merrte. Ne keto kushte trageti ka pas mungese ajri te kondicionuar. Per siguri trageti ka leviz afer ujrave italiane dhe pasi 3 oresh difekti eshte rregulluar trageti ka vazhduar rrugen drejt portit te Durresit. Qe me marrjen e informacioni ne oren 03:00 Kapiteneria e Portit Durres ka ndjekur situaten dhe ka komunikuar me kapitenin e Righel I duke informuar per gjendjen e tragetit. Sapo te mberrije ne portin e Durresit Drejroria e Pergjithshme Detare do dergoje grupin e Kontrollit Shteteror Portual per te bere inspektimin e tragetit dhe gjendjen teknike te tij”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb