DURRES– Qyteti i Durrësit do të ketë probleme të furnizimit me ujë të pijshëm gjatë mbrëmjes së sotme dhe ditës së nesërme si rezultat i një defekti ne tubacionin kryesor DN 700 mm. UKD ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe po punon për riparimin e defektit.

“Si rezultat i një defekti ne tubacionin kryesor DN 700 mm te furnizimit me uje te qytetit te Durrësit, gjatë mbrëmjes se sotme dhe ditës se nesërme do te ketë probleme ne furnizimin me ujë në të gjithë zonën qe mbulohet me këtë shërbim. UKD, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetareve, bën të ditur se është duke punuar për riparimin e defektit ne një kohë sa më të shpejtë”- thuhet në njoftimin e Ujësjellës Kanalizime Durrës.
26754314_382836988808810_779019373_n
26755025_382836998808809_1207243540_n
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: