ELBASAN- Disa lagje në qytetin e Elbasanit kanë mbetur në errësirë që prej mesnatës. Mësohet se energjia është ndërprerë në lagjen “Skënderbej” dhe disa blloqe banimi përreth saj.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se shkak për këtë është bërë një defekt i rëndë dhe OSHEE ka nxjerrë në terren një grup pune që po punon për riparimin e tij prej disa orësh.

Mendohet që defekti do të riparohet brenda ditës së sotme.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb