TIRANE– Mosfunksionimi i stacionit të pompimit në Bërxullë është bërë shkak që disa zona të Tiranës të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njofton se për shkak se këto stacione pompimi janë jashtë funksioni, disa zona në kryeqytet do të kenë kufizime të ujit të pijshëm.

Kështu, sipas UKT do të ketë kufizime të ujit të pijshëm në zonën e Kombinatit, në lagjen e Sharrës dhe në Unazë të Re.

Kufizime do të ketë po ashtu në Yzberisht dhe në Fushë Mëzez.

Sipas UKT kufizimet në furnizimin e këtyre zonave me ujë të pijshëm bëhet për shkak të një defekti elektrik në stacionet e pompimit në Bërxullë, duke njoftuar se po punohet për riparimin e defektit dhe normalizimin e situatës.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: