Stërvitjes “Defender Europe 21”, e cila që prej 26 prillit po zhvillohet në Shqipëri, do t’i bashkohen sot, edhe 267 forca të armatosura nga SHBA.

Komandanti i Brigadës 53 të Këmbësorisë së ushtrisë amerikane, Blake Glass, sapo mbërriti në Rinas, tha se jo stërvitje është një mundësi shumë e mirë për të gjithë, si dhe falenderoi vendin tonë për mikpritjen e treguar.

Komandanti i Brigadës së 53 të Këmbësorisë së ushtrisë amerikane, Blake Glass, sapo mbërriti në Rinas tha se kjo stërvitje është një mundësi shumë e mirë për të gjithë.

“Dua të falënderoj të gjithë për mikpritjen. Jemi shumë të entuziazmuar që jemi këtu në Shqipëri për stërvitjen ‘Defender 21’. Në javët në vazhdim do të kem mbi 2000 ushtarë amerikanë që do të marrin pjesë.

Është një mundësi shumë e madhe për të mësuar të gjithë nga kjo stërvitje dhe jemi këtu për të punuar me aleatët tanë të NATO-s”, tha gjenerali duke folur për mediat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb