Gjatë fjalës përshëndetëse, në ceremoninë e zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë, në kuadër të stërvitje së armatosur “Defender Europe 21”, Presidenti Ilir Meta, shprehu të gjithë falenderimin e tij për forcat e NATO-s, por edhe Forcat tona të Armatosura.

Ai tha se Shqipëria ka treguar në këtë stërvitje profesionalizëm, si dhe ka shpalosur virtytet tradicionale që mbart, siç janë, besnikëria dhe mikpritja.

“Është kënaqësi e veçantë që të jemi të gjithë së bashku në këtë shesh, që mban emrin e shenjtores së madhe Nënë Tereza. Operacionet tona ka qenë të suksesshme. Kjo stërvitje është tepër e rëndësishme për vendin tonë.

Shkëmbimi i eksperiencës nga Forcat tona të Armatosura dhe trupave Amerikane do i shërbejë rritjes së aftësive të trupave tona. Ne kemi shpalosur mikpritjen dhe besnikërinë tonë tradicionale. Kjo stërvitje do të vijojë të jetë e suksesshme. Shpreh falënderimet për kontributin e SHBA-ve dhe vendeve të tjera aleate, që zgjodhën vendin tonë si vendi pritës. Si vend anëtarë i NATO-s jemi krenarë.

NATO është aleancë e madhe, për popullin shqiptar. Në përfundim dua të përgëzoj Forcat tona të Armatosura, për profesionalizmin e treguar, e kanë shërbyer me gatishmëri, për t’u përgjigjur situatave dhe detyrave që burojnë nga Kushtetuta, por edhe aleanca jonë e NATO-s, faleminderit”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: