DURRËS

Ndërsa parlamenti nis sot debatin për nismën e PS për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, stërvitja ushtarake Defender21 e cila nisi sot në Durrës, bën bashkë kreun e Shtetit me kryeministrin Edi Rama.

Të ulur në rreshtin e parë, Presidenti Ilir Meta e kryeministri Edi Rama kanë qenë pjesëmarrës në ceremoninë e celjes së stërvitjes më të madhe ushtarake të NATO-s në Ballkan, në prani edhe të ambasadores amerikane Yuri Kim.

Në Durrës nis sot stërvitja “Defender Europe 21“, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, nga 27 shtete, që realizojnë operacione pothuajse të njëkohshme në më shumë se 30 zona stërvitjeje, në 12 vende.

Ndërkohë në Tiranë, parlamenti do të diskutojë mbi kërkesën e PS për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit, pasi sipas socialistëve, ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore të 25 prillit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: