FIER- Humbja e Partisë Demokratike në pjesën dërrmuese të bashkive të vendit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, do t’i nënshtrohet një analizë të njoftuar edhe nga vetë kreu i kësaj force politike. Ditën e sotme, dega e PD në Fier ka zhvilluar një mbledhje për të analizuar humbjen në këtë bashki, pro ajo që u vu re ishte mungesa e 6 anëtarëve.

Në mbledhje mungonte nënkryetari i PD, Vasillaq Ngresi, ndërsa nuk është thirrur as kreu i Lidhjes se Gruas, Zamira Çaushaj.

Gjatë analizës së humbjes së PD në Fier nuk u thirrën as Vasil Ndreko, Admirin Shehu, Diana Koçiaj, Enkeleida Veliu; pasi të 6 këta anëtarë janë konsideruar përgjegjës për humbjen.

PD e Fierit është mbledhur sot për rezultatin e dobët në zgjedhje lokale, ndërsa pas këtij takimi pritet zyrtarizimi i shkarkimit të gjashte emrave të mësipërm nga forumet e PD-së.

Në shtator pritet që Partia Demokratike të nisë edhe analizën zyrtare për rezultatin e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb