Ellen DeGeneres i ka dhënë lamtumirën talk show-t të saj, duke thënë se programi i kishte ndryshuar përgjithmonë jetën, sipas CNN.

DeGeneres hapi episodin e fundit të “The Ellen DeGeneres Show” duke diskutuar progresin që ishte bërë që nga premiera e serialit në 2003, dhe duke vënë në dukje se ajo nuk mund të thoshte dot termin ‘gay’ në shfaqje kur i referohej gruas së saj, Portia de Rossi, sepse martesa e homoseksualëve nuk ishte e ligjshme.

“Tani them “bashkëshortja” gjatë gjithë kohës”, tha ajo.

Duke theksuar se shfaqja arriti të rezistonte dhe se shumë pak persona i dhanë mundësinë për të mbijetuar, DeGeneres premtoi se ajo nuk do të largohej për shumë kohë.

“Sot nuk është fundi i programit, është më shumë një pushim i vogël”, tha ajo. “Ju mund të shihni emisione të tjera tani”, tha ajo.

Programi përfshiu klipe nga 3 200 episodet e DeGeneres, duke përfshirë falënderimin e saj të përlotur pas regjistrimit të episodit të saj të parë, si dhe momente të tjera kryesore të karrierës së saj, si pritja e Oscars dhe marrja e Çmimit “Mark Twain” dhe Medaljes Presidenciale të Lirisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb