Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka goditur me grushte drejtorin e një banke të nivelit të dytë në ambientet e punës. Ngjarja në fjalë ndodhi në Berat.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit T. K., i cili pas një debati me drejtorin e kësaj banke, ka dhunuar këtë të fundin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: