Deputetja e LSI, Erisa Xhixho ka kërkuar transparencë nga ana e bashkisë për projektin te “5 Maji”.

Sipas Xhixhos ata banorë si shumë qytetarë në Shqipëri kanë paguar taksat dhe detyrimet shtetit , ndaj kanë të drejtë të trajtohen me dinjitet pasi nuk është dëshira e tyre të kundërshtojnë forcat e rendit publik ,por halli që kanë se nuk kanë garanci dhe nuk kanë siguri për shtëpinë e tyre .

“Këta banorë si shumë qytetarë në Shqipëri kanë paguar taksat dhe detyrimet shtetit , ndaj kanë të drejtë të trajtohen me dinjitet pasi nuk është dëshira e tyre të kundërshtojnë forcat e rendit publik ,por halli që kanë se nuk kanë garanci dhe nuk kanë siguri për shtëpinë e tyre . Dhe sjellja e forcave të rendit në atë mënyrë është e paparanueshme edhe pse kjo është bërë fatkeqësisht kulturë sjellje  Kemi nevojë të shohim policinë që trajton me respekt qytetarët, që është aty për ti mbrojtur dhe për ti shërbyer dhe jo për ti dhunuar.’-shkruan ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: