Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja i dha fund beqarisë fundjavën që lamë pas. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i Tiranës në nisje të fushatës së Partisë Socialiste, aty ku Gazi u shfaq në krah të tij për ta mbështetur në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Nga fotot e postuara prej vetë kryebashkiakut tregohet se ai dhe bashkëshortja Ajola janë bërë dëshmitarë në dasmën e aktorit.

Ndërsa Veliaj i ka celebruar ashtu siç e ka kthyer tashmë në një traditë në Bashkinë e Tiranës me shumë çifte, nuk ka nguruar t’i japë edhe ca këshilla Gazit, me qëllim që martesa e tij të ketë sukses.

“Gazi, dëgjo vllain, 3 këshilla: 1️⃣ Fjalët kyç në një martesë afatgjate janë katër: Ke t’drejtë, faji im! ??♂️2️⃣ Asnjëherë mos qesh me zgjedhjet e gruas tënde – se ti je një prej tyre! ? 3️⃣ Mos harro kurrë, 1 Qershori s’është festa e femijëve, është përvjetori yt i martesës! ?”, shkruan Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: