Mëngjesin e së mërkurës janë dëgjuar shpërthime në afërsi të Kievit, raporton BBC.

Sipas BBC-së shpërthimet janë pasuar nga sirenat për sulme ajrore. Shpërthimet janë dëgjuar në periferi të qytetit.

Ende është e paqartë nëse shpërthimet janë shkaktuar nga forcat ruse apo ukrainase.

Të martën, Rusia njoftoi se mëton të zvogëlojë operacionet e saj pranë kryeqytetit ukrainas, Kiev, dhe shumë liderë perëndimorë kanë thënë se ky njoftim rus duhet të trajtohet me kujdes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: