Policia Metropolitane në Londër po heton raportet për të shtëna me armë pasi një fqinj postoi imazhe dramatike në mediat sociale të përplasjes së dy makinave në veriperëndim të kryeqytetit britanik.

Një aksion për të gjetur se kush përdori armën dhe parkoi një “Range Rover” mbi një makinë tjetër është duke u realizuar, teksa uniformat blu u thirrën për të raportuar për të shtëna me armë zjarri në një rrugë në periferi me gjethe të West Hampstead, në orën 19:00.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Oficerët gjithashtu kanë mbetur të çuditur kur kanë parë sesi një Range Rover është vendosur në majë të një Golf GTI.

Ndërkohë një banor ka shkruar në mediat sociale: “Dëgjova një zhurmë… E di që ishte një armë zjarri. Të shtëna në krye të rrugës sime! E frikshme. Pashë jashtë rreth 30 minuta më vonë dhe kishte policë kudo. Thikat janë një gjë, por armët…”.

Edhe përdoruesit e Twitter spekuluan se si makina përfundoi në një pozicion të tillë, me një shkrim: “Si ndodhi? Parkimi më i tmerrshëm”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: