DURRËS

Zbardhen detaje nga shpërthimi në flakë i makinës së vëllait të ish-Presidentit Bujar Nishani, Ilir Nishani.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj tregon për “BalkanWeb” se shpërthimi ka ndodhur në qendër të Durrësit dhe ka qenë shumë i fuqishëm, sa ka krijuar panik te qytetarët. Ndërkohë, në një intervistë të shkurtër nga vendi i ngjarjes për gazetaren Haxhiaj, Ilir Nishani ka rrëfyer përjetimet e tij.

“Dëgjova një zhurmë, pashë flakët nga pas makinës dhe më pas edhe përpara. Zbrita menjëherë, ktheva kokën dhe pashë flakët. Dyshoj se është defekt në impiantin e gazit, asgjë tjetër. Sot në mëngjes kur dola nga garazhi, lashë pas një erë të rëndë gazi”, tha Nishani.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 31.10.2020, rreth orës 10:10, në lagjen nr.12, Durrës, ka marë flakë në ecje mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. N., 48 vjeç, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marë flakë nga një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb