Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vouta të komunës Kantanou – Selinou në Greqi.

Një 35-vjeçari ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur me sharrën prerëse.

I riu kishte shkuar në ullishte për të pastruar ullinjtë e tij, ndërkohë që ka humbur ekuilibrin dhe duke rënë anash ccka ka bërë që sharra elektrike që kishte me vete ti shkaktonte një plagë të rëndë në qafë. Kjo ka bërë që koka të shkëputej pjesërisht nga trupi dhe i riu të humbë jetën.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në sy edhe të dëshmitarëve, të cilët të shokuar kanë lajmëruar menjëherë autoritetet.

Është tronditës detaji që kërkon që dëshmitarët të cilët u shprehën se dëgjuan një dëgjojnë një britmë dhe më pas heshtje absolute…

Bashkëshorti 35-vjeçar dhe baba i dy fëmijëve ishte prej disa kohësh në zonë dhe puna e tij kryesore ishte bujqësia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb