Superderbi i Milanos ka dhuruar emocione pafund këtë paradite të sotme ku Interi dhe Milani kanë mbyllur takimin me rezultatin 2-2 para 82 mijë të pranishmëve në “Guiseppe Meazza”.

Zikaltërit dukej se do merrnin fitoren e parë këtë sezon në derbi kur mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë falë Antonio Candrevës dhe Maurito Icardi-t. Por pjesa e dytë ka dhuruar emocione pafund pasi djajtë i dhanë një tjetër kuptim këtij derbi të jashtëzakonshëm.

!nt€r Vs M!l@n 2-2 F8ll H!ghl!ghts by footballderby
Pas shumë aksioneve nga të dy ekipet, konkretizimi i parë me topin në rrjetë do vinte në minutën e 83 nga mbrojtësi Romagnoli që rihapi takimin. Goli do mbyllte në zonë zikaltërit që do ta pësonin identik siç ata barazuan derbin e parë. Minuta e 90+7 dhe Zapata rikthen baraspeshën në fushë për t’i dhënë fund këtij derbi të mrekullueshëm që për herë të parë pa si numra 1, dy pronarë kinez.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë, Inter barazoi Milanin në minutat e fundit me Perisiç që iu prishi festën djajve. Duket se historia u rishkrua sërish sot me Zapatën që bëri të njëjtën gjë.

Ky derbi hyn në historin e futbollit si ndeshja më e ndjekur në të gjithë globin. 865 milion telespektatorë e panë nga televizori ku 550 mln vetëm nga Azia, nga vijnë edhe dy pronarët e klubeve Milaneze.

Me një pikë të fituar, Milan renditet i 6-i me 58 pikë e ndjekur nga Interi me 56.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: