Kristal Abazaj dhe Dejvi Bregu u blenë nga Skënderbeu në muajin janar, teksa Luftëtari arkëtoi afro 300 mijë euro.

Pas shitjes së Abazajt në Belgjikë, pritet që e njëjta gjë të ndodhë edhe me Bregun, i cili ka oferta konkrete nga klube austriake dhe zvicerane.

“Rezultatet pozitive te Luftëtari nuk janë rastësi. Kjo është një punë e klubit prej disa kohësh dhe shpresoj që të realizojmë objektivat tanë për Europën. E ardhmja? Është e vërtetë që kartonin tim e ka blerë Skënderbeu, por kam oferta të tjera dhe duhet të shohim se çfarë mund të ndodhë në vazhdimësi. Ka interes edhe nga klubet europiane, kështu që do të shohim se si do të jetë më e mira për mua dhe klubin e Skënderbeut”, ka thënë vlonjati në një prononcim për “RTSH Sport”.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/dejvi-bregu-drejt-nje-klubi-europian-skenderbeu-mund-te-perfitoje-perseri/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb