Neymar ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja e Brazilit, pas Botërorit të Katarit. Shoku i tij i Përfaqësueses, madrileni Rodrygo ka zbuluar për mediet një bisedë të bërë me yllin e PSG.

“Neymari më ka thënë se do të largohet nga Brazili në fund të këtij viti. Në të vërtetë, të gjithë bashkëlojtarëve na ka treguar një gjë të tillë gjatë grumbullimit të fundit që e patëm. Po ashtu, ai më tha se numrin dhjetë do ta trashëgojë unë dhe mbeta i befasuar sepse nuk dija çka ti thosha” – tha ai.

30 vjeçari O’Ney ka qenë dhe mbetet shtylla e  ekipit brazilian, pasi numëron 74 gola në 119 sfida. Futbollisti i lindur në Mogi das Cruzes  Brazil u rrit te Brazil Olympic Teams, e më pas u bashku me Brazil U17 dhe Brazil U20.

Vvv
Vvv

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: