Sjelljet dhe deklaratat e çuditshme të Kanye West me sa duket kanë kaluar në një nivel tjetër. Së fundmi mësohet se reperi po iu thotë miqve dhe të afërmve të tij që Pete Davidson, i dashuri i ri i ish-gruas së tij, vuan nga SIDA.

Burime pranë Pete Davidson treguan për “TMZ” që “Kanye u ka thënë të gjithëve se Pete ka SIDA.” Ata shtojnë se pretendimi i reperit ka “detyruar” Pete të bëjë disa telefonata të sikletshme me miqtë e përbashkët që ai ka me Kanye. Miqtë e Pete janë të hutuar dhe të shqetësuar nga sjellja fëminore e reperit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

TMZ shkruan se kënga diss e Kanye-s, ku ai bën rep, “Zoti më shpëtoi nga përplasja, vetëm që të mund ta rrah b*thën e Pete Davidson”, nuk ishte aq e papritur për miqtë e asnjërit. Por, ata tashmë ata janë të shqetësuar nga fakti që Kanye po përdor një çështje kaq të rëndë shëndetësore për të tentuar të sulmojë Pete.

Nga ana tjetër çifti po shijojnë romancën e tyre. Ata janë fotografuar në Los Angeles teksa dolën për të darkuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb