TIRANË

Avokati dhe juristi, Spartak Ngjela, bëri një deklaratë të fortë në emisionin ”Real Story” në News 24, ku tha se vetoja e Francës  kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për negociatat është mesazh  i “padeklaruar” qartë, por në thelb duket si mbështetje e influencës ruse në Ballkanin Perëndimor.

Sipas avokatit, mungesa e argumenteve nga presidenti Emmanuel Macron për bllokimin negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një tregues, i cili të çon në këtë deduksion logjik.

“Rusët kanë zgjidhur gjithçka me forcë, tani nuk kanë forcë dhe do vujanë. Në një emision më kanë pyetur se çfarë është veto franceze për negociata?Ata nuk e bëjnë se janë aleatë më rusët,  po është politikë antiamerikane në Ballkanin Perëndimor. I bashkon qëndrimi kundër Amerikës. Konflikti i Amerikës në zonë me rusët është i hapur. Kishte një ngërç analiza e Macronit, sepse nuk jepte arsyet. Njeriu jep një arsye, qoftë dhe politike. Vota kundër gjithmonë arsyetohet. Nuk e arsyetoj, në logjik konceptohet se fsheh këtë. Unë nuk kam fakte, Logjika më çon se fsheh këtë.”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: