FILIPINE- “Homoseksualët janë më të këqij se kafshët”. Kështu deklaroi boksieri, politikani dhe deputet nga Filipine i quajtur Manny Pacquiao. Ai ka tronditur opinionin me deklaratën e tij publike, duke dënuar të gjithë ata që kryejnë marrëdhënie seksuale brenda të njëjtës gjini.

“A keni parë ndonjëherë që kafshët të gjinisë femër-femër apo mashkull-mashkull të kenë marrëdhënie”, ka pohuar Pacquiao, që gjithashtu është anëtarët i dhomës së ulët të parlamentit në Filipine, duke theksuar se kafshët në këtë drejtim janë më të mira sesa njerëzit.

Pacquiao është i vetmi fitues i titullit të kampionit në tetë kategori të ndryshme, por së fundmi ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga sporti për të vazhduar karrierën si politikan.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: