TIRANE– Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me deklaratën e ambasadorit të SHBA-ve, ku ky i fundit u dha një mesazh të fortë qytetarëve shqiptarë kundër korrupsionit.

Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Vasili ndan po të njëjtin mendim me ambasadorin Lu, ndërsa shtoi se korrupsioni than palma dhe ble pisha. Ai mes të tjerash bëri thirrje që të gjithë në këmbë kundër kryeministrit Edi Rama.

MESAZHI I VASILIT
Ambasadori LU ka te drejte.
Ndaj korrupsionit shkaterrues, qe than palma dhe blen pisha, qe gllaberon qindra milion euro me koncesione, qe asgjeson miliona euro te tjera duke shkulur e ngulur pllaka e rruges e lyer fasada ka vetem nje rruge: E keqja duhet ndalur sot neser eshte vone.
Te gjithe ne kembe kunder kryeministrit narkohajdut!!

Në ditën Ndërkombëtare kundër korrupsionit, Lu tha se korrupsioni mbaron kur njerëzit veprojnë, ndërsa ua adreson këtë veçanërisht të rinjve.

“Në një shoqëri korrupsioni përfundon kur njerëzit e saj më në fund vendosin që kanë duruar boll dhe fillojnë të veprojnë. Shpesh kjo udhëhiqet nga të rinjtë”, shkruan Lu.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: