Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ka reaguar ashpër ndaj Greqisë.

“Kush mbjell erë, korr stuhi”, mësohet të ketë thënë ministri turk në një komunikim për mediat.

Cavusoglu iu referua çështjes së stërvitjeve ushtarake në ishujt lindorë të Egjeut dhe tha: “mund të vijmë papritur një natë. Nuk do të heshtim përballë kërcënimeve”.

Çavusoglu akuzoi Greqinë për “shkelje të drejtpërdrejtë të marrëveshjeve.

“Nëse Greqia nuk tërhiqet nga ishujt, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për  të mbrojtur kufijtë”, ka thene ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: