TIRANË- Administrata e Kuvendit reagon pas thirrjes që i bëri Kryetari i Komisionit, Erjon Brace institucioneve që të zbatojnë ligjin, pasi janë tejkaluar afatet për vendet vakantë të Këshillit Mbikëqyrës.

Burime pranë administratës së Kuvendit bëjnë me dije se, Administrata e Kuvendit që prej datës 20 nëntor i ka dërguar shkresë grupeve parlamentare për caktimin e seancës dëgjimore me kandidatët për Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së, të cilët plotësojnë kriteret ligjore”.

Pra, data dhe ora e marrjes në pyetje të kandidatëve caktohet nga Grupet parlamentare.

Të njëjtat burime saktësojnë se shkresa mban dt. 20.11.2014 dhe i drejtohet grupit parlamentar të PS, PD,LSI, PR, PDIU dhe deputetëve Vangjel Dule dhe Nard Ndoka.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: