Mbesa e Bujar Nishanit, Beniada Nishani, e cila merr pjesë në Big Brother Vip, ka bërë një deklaratë të bujshme, teksa iu është drejtuar vajzave e grave shqiupitare, duke iu thënë që të mos martohen shpejt dhe të bëjnë qejf, pasi sipas saj, kur bëhesh me fëmijë, jeta merr fund.

“Këto femrat shqiptare kanë ik, kanë hapë liri, nuk duan t’ia dinë më. Burrë nane, do bëjmë çfarë duam ne.

Do t’i ndërrojnë burrat çdo muaj dhe do bëjmë qejf në Maldive e Dubai. Plasni nga inati ju!

Jetojeni jetën si të doni dhe mos u martoni, mos u martoni që 18 vjeç.

Jetoni jetën se kur të bëheni 30 vjeç me fëmijë s’do të ketë më”, është shprehur Beniada.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb