Ish-kryeministri, Sali Berisha në takimin e zhvilluar me demokratët në Bajram Curr, deklaroi se detyrë e Partisë Demokratike është të përmbysë narkoshtetin njësoj sikurse rrëzoi diktaturën komuniste.

Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi se për të realizuar këtë mision, atëherë PD duhet të shndërrohet në një opozitë të vërtetë, ndërsa shtoi se kreu i PD, Lulzim Basha në këto 8 vite e defaktorizoi Partinë Demokratike.

Ndërsa hodhi akuza ndaj kryedemokratit Basha, Berisha u shpreh se Basha po përpiqet të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorësh apo zëvendësministrash në kabinetin e kryeministrit Edi Rama.

https://www.youtube.com/watch?v=4jwMeaTUiB4

“Detyra jonë është që këtë narkoshtet ta përmbysim njësoj si përmbytëm diktaturën komuniste. Për të realizuar këtë mision ne duhet të shndërrohemi në opozitë të vërtetë. Sepse në 8 vite peng kryetari në çoi nga dështimi në dështim. Me qëndrimet e tij defaktorizoi PD. Dy ditët e fundit peng kryetari me një grusht vasalësh po përpiqet të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorash dhe zëvendësministrash në kabinetin e Edi Ramës. Le ti themi futuni në qeveri si tradhtarë , por do ju përmbysim në një kohë të shkurtër. Ne jemi në prag të një ngjarje historike, të rithemelimit të PD sepse udhëheqja është marrë peng. Pa parti Demokratike dhe pa opozitë të fortë nuk ka pluralizëm në Shqipëri. Më lejoni zoti kryetar i dashur deputet të falënderoj të gjithë delegatët e rrethit të Malësisë së Gjakovës për firmat e tyre historike. Përse Berisha u angazhua tani dhe jo më parë? Kam kërkuar të falur që kur i kërkova peng kryetarit të japë dorëheqjen…dhe më tha jo, unë duhet të hiqja dorë nga vendimi im i largimit pa kthim, por nuk e bëra. A ka lidhje kjo siç duan ta paraqesin me masë që ka marrë Departamenti i Shtetit, ju them që jo. Blinken njoftoi në ‘Twitter’ se më kishte shpallur non-grata dhe unë i thashë që kjo është vepër e lobimit korruptiv i Xhorxh Soros dhe Edi Ramës”, tha më tej Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb