Drejtuesi i Policisë, Niko Brahimaj, i ftuar në Top Story ka pranuar se policia ka informacion për katër klanet dhe 20 grupet kriminale për të cilat foli sot ambasadori amerikan, Donald Lu.

Brahimaj tha se për këto grupe ekzistojnë dosje në polici, por ai refuzoi të jepte detaje të tjera për shkak të hetimeve.

“Policia ka dosje të këtyre karaktereve. Nuk mund të jap më shumë detaje. Në shumë nga këto dosje ka produkt të mirë për t’ia dhënë prokurorisë së krimeve të rënda,” tha Bahimaj.

Drejtori i policisë foli dhe në lidhje me përplasjen e makinës së  zv/drejtorit të policisë në Elbasan nga një ‘Audi’ i blinduar duke e ka cilësuar si veprim të duhur reagimin e forcave të policisë atë natë.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: