TIRANE-Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është shoqëruar me tensione dhe debate. Deputeti i PD, Flamur Noka paralajmëroi se së shpejti PD do publikojë përgjim të ri për vëllain e ministrit Xhafaj dhe se sipas tij nuk është rastësi që Agron Xhafa iku në Itali, pasi do që t’i shpëtojë drejtësisë në Shqipëri.

Deputeti i PD tha se opozita do kërkojë të shtunën gjatë protestës së paralajmëruar largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pasi në të kundërt do iki edhe kryeministri me qeverinë.

Flamur Noka: Nuk është rastësi që Agron Xhafaj iku në Itali, pasi ishte lëvizje për t’i shpëtuar drejtësisë në Shqipëri. Agron Xhafajn duhej ta përfshinte ligji Anti-mafia. Kjo qeveri përfaqëson votat e trafikantëve. Materiali i dytë që do dalë do jetë vërtetim i faktit se Agron Xhafaj ishte aktiv në trafikun e drogës, kur vëllai i tij ishte ministër. Nëse të shtunën nuk largojmë ministrin e Brendshem, bëhuni gati se do ju largojmë me gjithë kryeministrin.

Erion Brace: Bujrum, urdhëroni merreni me dhunë pushtetin si në vitin 1996. Kërcënimet janë të rënda në raport me ligjin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb