PRISHTINE- Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti deklaroi në emisionin “Personale” në TV Dukagjini se njerëzit brenda Vetëvendosjes e dinë se sa herë ka aksione të dhunshme ia vështirësojnë qëndrimin dhe veprimin brenda kësaj partie.

Ahmeti ka thënë se ka dallime mes tij dhe Albin Kurtit por këto ndryshime nuk e bëjnë që të mendoj asnjëherë që të braktisë VV-në. Sipas tij, Albin Kurti është politikani që lexon shumë dhe më idealist ndër të gjithë shqiptarët, gjë që nganjëherë e bënë jo pragmatik.

Kryetari i Prishtinës dhe një nga figurat kryesore të VV-së, Shpend Ahmeti, ka kërkuar që partitë opozitare dhe shoqëria civile të bashkohen kundër kapjes së shtetit. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të përmbysen strukturat që kanë kapur shtetin. Ai në këtë kontekst ka përmendur edhe partinë e re nga Ilir Deda dhe Mimoza Kusari Lila. Ka thënë se edhe ky subjekt duhet të renditet për ndryshim dhe të mos përjashtohet mundësia e një koalicioni të përbashkët. Personale me autore Krenare Vokshi Shalën, është emisioni ku personalitete të artit, politikës dhe medias tregojnë të pathënat e tyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: