Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka risjellë në vëmendje deklaratën e Sandër Lleshajt që bëri nga foltorja e Kuvendit në lidhje me policët.

Përmes një postimi në “Facebook” Salianji thekson se forcat e Rendit kanë një ndër rolet më të rëndësishme në shoqëri, ndërsa shtoi se përçmimi ndaj policëve është i neveritshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=OmdCGilbyVM

REAGIMI I SALIANJIT
Forcat e Rendit kanë një ndër rolet më të rëndësishme në shoqëri.
Por ti nuk mund ta kuptosh, sepse që prej ditës që t’u dhurua posti që mban, i ke parë kolegët e tu si vegla për t’i përdorur në shkelje të ligjit.
Nuk ke faj as ti, ke mësuar prej shefit tënd, arroganca e të cilit ju ka infektuar të gjithëve. Përçmimi ndaj policëve është i neveritshëm!
Mos i prano më palaçot në pushtet!

Denonco, shpërndaje këtë video.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb