Me sa duke sfida Erzeni-Besëlidhja vazhdon ende. Pas deklaratave të bëra mbrëmjen e djeshme nga trajneri i Besëlidhjes në emisionin “Fair Play” në televizionin “News 24”, ka ardhur dhe reagimi i klubit shijakas:
K.F. Erzeni”
“Replike per deklaratat e trajnerit Samuel Nikaj ne emisionin FAIR-PLAY ne News24.”
“Ne lidhje me pretendimet e ekipit te Beselidhjes se nuk duhet te kishte tifoze ne stadium, duhet te sqarojme se tifozet kane qene jasht rrethimit te kompleksit, c’ka eshte mese e lejueshme. Pra brenda rrethimit apo fushes nuk ka pasur asnje tifoz, pervec personave te autorizuar me protokoll nga te dyja kampet. E gjithe situata eshte tensionuar pas nje pretendimi te Samuel Nikaj per nje faull te padhene ne favor te Beselidhjes, duke hyre ne mes te fushes (c’ka nuk eshte e lejueshme per nje trajner profesionist sic pretendon ai se eshte) dhe duke fyer lojtaret tane me fjale ofenduese duke shtuar gjithashtu togfjaleshin : “Pse luni fort o *fjale fyese* ???”

Ne i themi zotit trajner qe lojtaret tane nuk lozin per ti bere nder ekipit te Beselidhjes, po lozin fort per nderin e qytetit dhe per tifozet. gjithashtu justifikojne veten e tyre me rezultat. Duke qene gjithmone Fair-Play, nuk kishte pse ekipi te toleronte ndaj ekipit te Beselidhjes ashtu sic ju do deshironit. Ne momentin qe ka qene ne fushe, trajneri Nikaj eshte perplasur me lojtarin e Erzenit R.Troplini ku ky i fundit i ka kerkuar te dale jashte nga fusha duke patur dhe nje konflikt midis tyre. Te dy jane ndeshuar me karton te kuq. Lidhur me pretendimet e tranjerit te Beselidhjes se eshte shtyre nga personat te cilet sipas tij eishin tifoze duke e treguar ate me detaje ne media, duhet te bejme me dije se personi qe Nikaj pretendon, pervec prind i nje futbollisti eshte edhe zv.Tranjeri i ekipit tone. Personat e tjere me veshje civile ishin Shefi i klubit, doktori dhe lojtari Denis Troplni qe nuk ishte zhveshur gjate takimit.”

“Te gjithe keto persona jane te autorizuar dhe jane pjese e ekipit. Ne pamje duket fare qarte se nuk ka pasur cenim fizik te tij, apo cenim i jetes si ai pretendon gjithcka vjen natyrshem pasi gjygjtari i nxjerr te kuq Nikajt dhe ai nuk pranon te dale duke ofenduar gjygjtarin dhe duke u bere pengese per vazhdimim e takimit. Lojtaret tane e shoqerojne paqesisht jasht fushes ne menyre qe te rinise loja. Tranjeri i Beselidhjes pretendon te kete pare tifozet me leva ne dore, dicka krejtesisht e pavertete kur gjithcka eshte e filmuar dhe shihet fare qarte se nuk ka sulm dhe as leva ndaj tij. Ekipi i Erzenit nuk ka mare premio nga ndonje ekip tjeter per tju ndalur juve pasi nuk e shohim te arsyeshme per te bere dicka te tille. Erzeni luan paster dhe fakti qe fitoi e tregoi kete, ndryshe do ishte po te kishte ndodhur e kunderta duke toleruar. Cdo akuze e ngritur prej tij eshte nje menyre per te justifikuar humbjen dhe vendin e punes.”
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb