Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, reagon pas deklaratës së fortë të PPE për ndryshimet kushtetuese, duke thënë se çdo akt arrogant dhe i njëanshëm i mazhorancës vjen me kosto të lartë për vendin.

Sipas Dukës, izolimi i Shqipërisë është një faturë që mazhoranca duket e gatshme të pranojë në emër të makutërisë për pushtet.

“Cdo akt arrogant dhe i njëanshëm i mazhorancës vjen me kosto të lartë për vendin. Izolimi i Shqipërisë është një faturë që mazhoranca duket e gatshme të pranojë në emër të makutërisë për pushtet, por shqiptarët nuk duhet ta pranojnë kurrësesi. Askush nuk mund ta marr peng perspektivën europiane të Shqipërisë; sidomos në emër të një sovranizmi fals, që sot është mishërimi më kuptimplot i shprehjes së Samuel Johnson: Nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve!”, shkruan Duka

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb