TIRANË

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratës së Presidencës për flamurin kombëtar.

Në një postim në “Twitter”, Spiropali ironizon Presidentin Meta, të cilit i drejtohet herë me ‘zotëri’ e herë me ‘Ilir’ dhe pyet se ç’duhet të thonë shqiptarët kur e shohin që pozon para flamurin me antidekret.

“Zotërisë i paska kapur syri.net disa flamuj kombëtarë përtokë, përpara se organizatorët të pastronin vendin e mitingut dhe qenka shqetësuar për fatin e tyre! Po ç’duhet të thonë shqiptarët kur e shohin Ilirin që pozon para flamurit kombëtar me antidekretin e tij?!”, shkruan Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb