Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar deklaratën e Presidentit Bajram Begaj për Open Balkan, ndërsa ka zgjedhur që ta bëjë atë përmes një simbolike, atë të të bërit të shqiponjës me duar.

Meta tha se është e papranueshme që Serbia ende nuk zgjidh shumë çështje, si ajo e njohjes reciproke të diplomave.

“E përfundova mandatin tim kushtetues në Presidencë, duke bërë simbolin më te dashur për mua dhe patriotët. Në datën 25 nisëm një rrugë të re, bashkë me shqiponjën dhe ngjyrat e flamurit. Kjo është beteja që do i shërbejë dhe forcimit të Kosovës. S’kam bërë asnjë një muaj nga largimi nga detyra e presidentit. s’më duket etike që të komentoj veprimet e presidentit të ri. Ai është i pavarur. Mendoj se plotësisht i përgjegjshëm. Lidhur me iniciativën e Vuçiçit dhe ogiçit të tij, Rama për Open Balkan që ka ndryshuar 3 emra, ju e dini se cili ka qenë qëndrimi im dhe qëndrimi i Presidentit të Malit të Zi. Kjo është iniciativë që synon të minojë perspektivën tonë europiane. E papranueshme që ende sot e kësaj dite marrëveshja për njohjen e diplomave që është parashtruar që në 2013 nuk është pranuar nga pala serbe. Çfarë ju kushton atyre?!”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: