TIRANE-Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas deklaratës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çështjen e audio përgjimit të njohur si ‘Babalja’, ku pretendohet se shfaqet vëallai i ministrit Fatmir Xhafaj në pazare droge.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD thotë se prokurorja e Krimeve të Rënda Donika Prela nuk është më në krye të institucionit, pasi kryeson task forcën ngritur nga Rama-Xhafaj për te mbrojtur Agron Xhafajn.

Sipas Bylykbashit, shteti është vënë në krye të krimit, ndërsa prokuroria sot i shërben pushtetit deri dhe me mbulim të krimit.

Statusi i plotë i Oerd Bylykbashit:

Prokurorja Donika Prela konfirmoi sot se nuk eshte ne krye te Prokurorise se Krimeve te Renda por ka marre detyren te kryesoje Task Forcen e ngritur nga Rama-Xhafaj per te mbrojtur Agron Xhafajn. Kur duhet te therriste me urgjence Drejtorin e Pergjithshem te Policise, Veliun dhe Ballen per ti marre ne pyetje, ben avokaten e tyre.

Deshmia e porositur nga grupi i posaçem i Kryeministrit vlen per Donika Prelen, ndersa denoncimi i grupit nga i njejti person me ze dhe figure nuk vlen.

Eshte vene shteti ne mbrojtje te krimit‎. Pas 18 dhjetorit 2017, kur Prokurorja Provizore Arta Marku u zgjodh ne nje seance turpi, nuk ka me asnje cudi pse prokuroria sot i sherben pushtetit deri dhe me mbulim te krimit!

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb