TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar sërish se do të jetë në detyrë deri në fund të mandatit. Referuar deklaratave të Kryeministrit Edi Rama dje në emisionin “Real Story” në News24 se ‘shumë shpejt do të shikoni një lëvizje qytetare që do të bëhet partia e Metës’, Kreu i Shtetit tha se nuk ka nevojë as të mbështesë dhe as të krijojë ndonjë parti. Ai i bëri thirrje të gjithëve t’i bahskohen Frontit për Demokracinë.

“Presidenti Meta është këtu si president i Shqipërisë deri në 24 korrik 2022 dhe nuk ka nevojë as të mbështesë ndonjë parti, as të krijojë parti. Fronti për demokracinë nuk përjashton asnjë, fillon reformen dhe me zgjedhje të lira e të ndershme, janë të gjithë të mirëpritur se diktatura ka trokitur e mos e merrni me shkaka të gjithë duhet të zgjohen e të mbrojnë të drejtat e tyre”, deklaroi Meta.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb