Deputetja e Partisë Demokratike Grisa Duma i është drejtuar ashpër kryeparlametares Lindita Nikolla për mos ndërhyrjen e saj tëksa kryeministri Edi Rama po mbante fjalimin e tij duke iu drejtuar deputetes Flutura Açka për profesionin e saj. Duma tha se Sa herë del një deputet i opozitës i ndërprisni fjalën, ia ndaloni sa herë ka një ironi opozitare.

Duke iu drejtuar Nikollës Duma tha se duhet të japë një model tjetër për veten e saj dhe sa herë që  kryeministri Edi Rama do u drejtohet deputetëve të opozitës në emër të profesionit me përçmim duhet t’i ndërpresë fjalën.

 

“Ju kam ndjekur me vëmendje dhe keni një avantazh në mbështetjen time sepse je edhe zonjë. . Ju them që sa herë ka qenë një deputet i opozitës aty duhet të qëndronte aty të dëgjonte dy fjalë normale. Vetë përmbajtja nis me ju  Sa herë del një deputet i opozitës ia ndërprisni fjalën, ia ndaloni sa herë ka një ironi opozitare.  Kam dëgjuar 7 fjalime të kryeministrit që e trajtoni më të barabartë se të barabartët.  Nëse do të vazhdimi me këtë model ta trajtoni kryeministrin si eprorin tuaj ky është një model dhe ju tërheq vëmendjen se duhet të mbarojë. Duhet të jepni një model tjetër për veten tuaj. Që t’u drejtohet deputetëve të opozitës në emër të profesionit me përçmin duhet t’i ndërprisnit fjalën. Nuk ka rëndësi cila është etika,degradimi. Ju duhet të ndaloni fjalën e tij sa herë që flet me përçmim”- tha ajo.

 

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: