Nga Anila Jole *

Intervista që kryeministri Edi Rama dha 2 ditë më parë në News24 për gazetaren Eni Vasili, është pasqyruar mjaft në mediat greke, kryesisht për deklaratat e tij lidhur me kufijtë detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Gazeta të njohura dhe mjaft agjenci lajmesh i janë referuar News24 për deklaratat që Rama bëri në emisionin ‘Studio e Hapur’ lidhur me këtë temë.

Gazeta greke ‘Protothema’ shkruan se kryeministri i Shqipërisë bëri një deklaratë të re provokuese. “Deklaratë të re provokuese të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me te cilen i ndalon Greqisë të shfrytëzoje pasurinë e saj të energjisë në Detin Jon, ne momentin që Shqipëria vazhdon të eksplorimin e hidrokarbureve në “tokë” të diskutueshme mbi ishujt Diapontia”, shkruan gazeta.

Sipas saj, Rama la të kuptohet se qeveria e tij është gati të gjejë zgjidhje për shelfin kontinental me Greqinë nëpërmjet instrumenteve të së drejtës ndërkombëtare. ‘Protothema’ citon kryeministrin që deklaroi në News24 se “eksplorimi i hidrokarbureve në Jon, përbën shkelje të rëndë dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.

Të tjera media e cilësojnë qëndrimin e Ramës si një “sfidë të re nga Tirana zyrtare” e cila njofton se do të përdorë në Gjykatën Ndërkombëtare për çështjen e deteve. Mediat gjithashtu citojnë Ramën që pohoi se nuk ka informacion lidhur me deklaratat e ministrit të Jashtëm grek, i cili do të paraqesë propozime gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura në marrëdhëniet mes dy vendeve.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb