SERBI-Deklarata e presidentit Hashim Thaçi i cili tha se “kërcënimet e Serbisë do të marrin përgjigje si në vitin 1999, me pushke”, po vazhdon të nxisë reagime të ashpra në shtetin serb.

Pas Vuçiçit e Gjuriçit, ka reaguar edhe politikani kontravers serb, ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin.

Në një deklaratë për mediat serbe, Vulin e ka quajtur kriminel presidentin e Kosovës.

“Serbia nuk e kërcënuar nga askush dhe sidomos jo në provincën e saj jugore, dhe kjo nuk është politika e paqes, por politikë e tillë si e Thaçit që para disa kohe e dogjën Ballkanin”, tha Vulin transmeton lajmi.net

Ai ka kërkuar nga presidenti i Kosovës të heshtë, dhe të mos kërcënojë.

“Është koha që krimineli të heshtë”, përfundon reagimi i ashpër i Vulinit.

Zyrtarë të lartë nga Serbia deklaratat e Thaçit i cilësuan si thirrje për luftë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: