Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas deklaraatës së Vuçiç për dialog ose konflikt në rajon duke bërë një krahasim me rajonin e Nagorno-Karabakh ku po luftojnë Azerbajxhani me Armeninë.

Haradinaj-Stublla thotë se Vuçiç është ”këlysh i Rusisë” dhe politika e tij është kundër vlerave europiane, NATO-së, dhe stabilitetit e sigurisë në Ballkan.

Ajo garanton se përpjekjet ruso-serbe për të minuar paqen e sigurinë në rajon do dështojnë si në 1999 me përfundimin e luftës së Kosovës.

STATUSI NGA MELIZA HARADINAJ-STUBLLA
Pas nxitjes së luftimeve në Nagorno-Karabakh me armë të prodhuara në Serbi, Serbia në krye me Vuçiqin – Ministrin e Propagandës së Millosheviqit – tani po kërcënon të gjitha shtetet fqinje të rreshtuara me NATOn se do të vazhdojë forcimin ushtarak për t’u përgaditur për luftëra të reja në Ballkan!
Politika dhe qasja e Serbisë nën rolin e “këlyshit të Rusisë” është qartazi kundër vlerave evropiane, dhe kundër politikave të NATOs për stabilitet dhe siguri në Ballkan.
Të gjitha përpjekjet ruso-serbe për të minuar stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon janë të papranueshme për Kosovën, dhe do të dështojnë ashtu siç kapitulluan turpshëm në vitin 1999.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb