Ish- deputetja e LSI Silva Cakaj ka mbështetur deklaratën e ambasadores së SHBA Yuri Kim duke e pohuar si të vërtetë pasi manifestimin e thirri Presidenti jo ambasada amerikane si dhe Yuri Kim reagoi për flamurin e saj.

Duke shtuar Silva Caka kritikon disa ambasadorë pa përdorur emra se reagojnë për dekretet e presidentit dhe fusin hundët më shumë se ç’duhet duke thyer parimin e reciprocitetit.

 

”Të paktën ne kemi një ambasadore në Shqipëri që reagon për flamurin e tyre. Se kemi ambasadorë që fusin hundët më shumë se ç’duhet, cënojnë parimin e reciprocitetit dhe reagojnë për dekretet e Presidentit.

Reagimi i Yuri Kim ishte shumë i vërtetë, sigurisht nuk kishte dorë ambasada amerikane dhe manifestimi u thirr nga Presidenti për qytetarët shqiptarë.
Ishte një përshëndetje për ata që harxhuan nga 1 mijë dhe 2 mijë dollarë për të ardhur, harxhuan një rrogë mujore për të ardhur dhe për të mbështetur manifestimin.”- tha Silva Caka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb