Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian ka bërë deklaratë shokuese, duke zbuluar, sipas tij edhe shkakun pse koronavirusi ka arritur në shtetin kinez.

Lijian ka shkruar në rrjetet sociale se ushtria amerikane ka sjellë koronavirusin në qytetin e Uahan.

“Në cfarë kohe është shfaqur pacienti zero në Amerikë? Sa njerëz janë infektuar? Cilat janë emrat e spitaleve? Mundet që ushtria amerikane e ka sjellë koronavirusin në Uahan. Ju lutemi, jinni më transparent. Bëjini publike të dhënat e juaja”, shkruan ai.

Mediat ndërkombëtare gjithsesi raportojnë se kemi të bëjmë me një teori konspirative, por që vjen nga një zë zyrtar kinez.

(Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb